05:00 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çfarë janë Elona Gjebrea dhe Ardit Gjebrea, kandidatja për deputete flet për marrëdhënien e tyre

17:30 | 08/06/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë janë Elona Gjebrea dhe Ardit Gjebrea, kandidatja për deputete flet për marrëdhënien e tyre

Ish-zëvendësministrja e Punëve të Brendshme Elona Gjebrea, këtë fushatë zgjedhore kandidon për deputete në listat e PS-së në qarkun e Tiranës.

Në një intervistë për dritare.net, Gjebrea flet edhe për marrëdhënien e saj me moderatorin e njohur Ardit Gjebrea, të cilin e ka djalë xhaxhai. Kujtojmë se lidhja e tyre familjare e afërt, ka rënë në sy vetëm pak kohë më parë.

Elona Gjebrea tregon se ka një marrëdhënie shumë të afërt me Arditin e të “Djelës shqiptare”, madje e konsideron si vëlla. Por pavarësisht kësaj, ai nuk do bëjë fushatë për të.

“Kam një marrëdhënie shumë te ngushtë. Bëhemi shumë si familje me xhaxhallarët dhe me tezet. Por, me Arditin kam një marrëdhënie shumë të veçantë. E konsideroj në fakt si vëlla. Është njeri me shumë vlera, që edhe ai e ka arritur pozicionin ku është me punë. Mendoj se ky është modeli që jepet në familjen Gjebrea. Çdo gjë arrihet me punë dhe sigurisht shpërblimin e ke të garantuar. Ka një familje të mrekullueshme. Takohemi shpesh kur i kemi mundësitë dhe e ruajmë këtë marrëdhënie edhe me fëmijët tanë, që të mos humb kjo traditë e bukur e Gjebreave, që të takohen dhe mbështesin njëri-tjetrin.”, tregon ajo.

“Arditi do të vijë në këtë lokal, ashtu siç i thatë pronarit, në fund të takimit?”, ishte një tjetër pyetje drejtuar ish-zëvendësministres, e cila thotë që do ta sjellë patjetër, por duke treguar se ai nuk do të bëjë fushatë për të.

“Arditi më ka premtuar, kështu që do ta sjell patjetër. Ai nuk do të bëjë fushatë për mua, por gjithsesi do të vijë për të respektuar ata njerëz të cilët e respektojnë dhe lënë çdo punë të ditës dhe dëgjojnë emisionet e tij me kohë të zgjatur. Arditi do të  sjellë gjithmonë kënaqësi në familjet e shqiptarëve, qofshin ata të djathtë, apo të majtë, por në këtë rast nuk do të vijë politikisht, por për mua.”, tregon kandidatja e PS-së. (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: ardit gjebreaElona Gjebrea
Pas

Policia i rikthehet monitorimit nga ajri, ngre helikopterin mbi Shkodër për drogën (VIDEO)

Para

Ish-drejtori i FBI: Trump gënjeu për shkarkimin tim, kam çdo bisedë private me të

Para
Ish-drejtori i FBI: Trump gënjeu për shkarkimin tim, kam çdo bisedë private me të

Ish-drejtori i FBI: Trump gënjeu për shkarkimin tim, kam çdo bisedë private me të

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë. Pas armëpushimit do të ngrihet seli në Paris vitin e parë të operacioneve

Starmer dhe Macron zbulojnë marrëveshjen e re për emigrantët

Vdekja e 27-vjeçarit, ikën komandanti policor në Lipjan. Kërkohen dorëheqje të tjera

VKM/ Jonid Jorgji emërohet Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Flakët përfshijnë kodrën në Kavajë, digjen dhjetëra rrënjë ulliri

Bashkia Vlorë hap thirrjen për aplikime në 12 pozicione drejtuese, ftohen profesionistët të bëhen pjesë e Vlorës 2030

VKM/ Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

Prapaskenat Trump-Netanyahu dhe tarifat ndaj Brazilit: Presion politik dhe ekonomik në rritje

Faton Mehmeti: Vizita e zyrtarit amerikan rikthen vëmendjen e SHBA në Kosovë, situata në Kuvend në krizë të thellë

“Serbët në veri përballen me terror”, Petkovic i ankohet ndërkombëtarëve: Urat, kundër interesave tona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.