Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo tha në “Arena” në Ora News se në vitin 2013, Edi Rama i kishte propozuar asokohe shkrirjen e partisë së drejtuar prej tij dhe bashkimin e Partinë Socialiste për të fituar kështu kundër Berishës dhe PD-së.
“Mua mu bë një propozim i tillë nga Edi Rama në 2013 që ta shkrija Partinë Demokracia Sociale dhe të më vinte edhe në listën e deputetëve të PS-së në 2013 dhe nuk e pranova dhe i thashë tekstualisht se unë nuk mund t’i shes kolegët e mi për një post të Paskal Milos”,-tha Milo.
Edhe këto zgjedhje Milo i PDS garon i vetëm pa koalicion. (M.D/Shuplaka)