Zhvillimet e fundit politike kanë bërë që bordi drejtues i ENCJ të mbaj një seancë të posaçme degjimi me delegacionin shqiptar, ku u informua për të gjitha zhvillimet e fundit në vend.
Një delegacion i KLD shqiptare i përbërë nga z Gjin Gjoni dhe z.Gerd Hoxha morën pjesë në Asamblenë vjetore të rrjetit Europian te Keshillave Gjyqesore ENCJ. Në këtë takim KLD shqiptare merr pjesë në cilësinë e vezhguesit.
Përfaqesuesit e KLD shprehën gatishmërinë e të gjithë trupës së gjyqtarëve për të kryer sa më shpejt proçesin e reformimit të sistemit gjyqësor por, duke mbajtur parasysh parimet themelore të shtetit të së drejtës, një prej të cilëve është edhe pavarësia dhe mosndërhyrja e pushtetit legjilsativ dhe ekzekutiv në funkionimin dhe administrimin e drejtesisë.
Gjyqtarët shqiptarë patën takime me përfaqesuesit më të lartë të gjyqësorit në vendet e bashkimit europian si : krytaribi gjykates se kasacionit France Z Berttrand Louvel, Lordin John Thomas, Chief Justice i Anglise dhe Uellsit. (S,SH/Shuplaka)