Ka përplasje brenda Ministrisë së Arsimit për pezullimin nga puna të Albana Hodajt, drejtoreshë e Arsimit në Vlorë.
Pas njoftimit të shpërndarë nga ministrja e Arsimit Mirela Karabina, ka reaguar me përgënjeshtrim sekretari i kësaj Ministrie Plarent Ndreca.
“Asnjë pezullim për Drejtoreshën e DAR në Vlorë. Ajo është në krye të detyrës. Pezullimi dhe pushimi bëhen në bazë të procedurave që në këtë rast nuk janë ndjekur”, është shprehur ndër të tjera Ndreca.
Në njoftimin e shpërndarë nga Ministrja akuzohej dhe sekretari Ndrecaj për presion të ushtruar ndaj punonjësve. (E.K/SHUPLAKA)