AKUZAT E FORTA të Luan Ramës edhe ndaj Çakos: Karteli i Drogës ka në dorë Policinë e Shtetit.
Marrë shkas nga procedimi ndaj administratorit të njësisë bashkiake numër 2 që i përket LSI-së, Luan Rama ka shpërthyer në akuza ndaj Policisë së Shtetit. Ai ka thënë se ky institucion vijon të jetë ende nën drejtimin e kartelit të drogës.
‘’Zoti Gjoza si personi i atakuar pa të drejtë ka bërë denoncim në prokurori për kallëzim të rremë dhe shpërdorim detyre nga ana e punonjësve të policisë që janë marrë me këtë çështje.
Ftoj Prokurorin e Përgjithshëm të hetojë me përgjegjësinë e ligjit dhe të nxjerrë para ligjit çdo abuzues e falsifikator që përpiqet të përdorë institucionet e shtetit për tu hakmarrë apo për t’u bërë presion qytetarëve.
Dua ta ndaj njëherë e mirë përgjegjësinë e drejtuesve të Policisë nga roli i përgjegjshëm i Policisë së Shtetit. E ftoj Ministrin e Brendshëm që të vërë në shinat e zbatimit të ligjit veprimtarinë e Policinë e shtetit sepse nuk mundet që policia e shtetit të merret peng siç u mor për të mbjellë kanabis.
E ftoj zv.kryeministrin në cilësinë e njësisë së Task-Forcës të analizojë rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që nuk mund të fshihet nën petkun politik. Karteli i drogës vazhdon të ketë në dorë Drejtorin e Policisë së Shtetit dhe po vazhdon ta përdorë.
Zgjedhjet e 25 qershorit do ta ndajnë përfundimisht Shqipërinë e kanabisit nga Shqipëria e të ardhmes. E kuptoj që rritja e forcës politike dhe mbështetjes së qytetarëve ndaj LSI-së i ka vënë në panik, por kjo është në të keqen e tyre.
I ftoj punonjësit e policisë në detyrë të mos kthejnë mbrapa një arritje cilësore dhe të mos lejojnë të përdoren si instrumente politikë. Zgjedhjet e 25 qershorit, me apo dëshirën e Haki Çakos apo atyre që e komandojnë pa dijeninë e Ministrisë së Brendshme do t’i fitojë LSI, do t’i fitojnë qytetarët shqiptarë’’, u shpreh Luan Rama. (E.K/SHUPLAKA)