Pas përfundimit të takimit elektoral në Librazhd, kryeministri e njëherazi kreu i PS-së, Edi Rama, është shtrirë në podium pranë banorëve të Librazhdit për t’u fotografuar me dy gishtat lart.
I veshur me T-shirt, këmishë dhe tuta sportive, ai nuk e ka vrarë mendjen, e pa ngurruar u është bashkuar banorëve për një selfie.
Nuk është hera e parë që ai fotografohet me dy gishtat lart, simbol i kundërshtarit të tij politik, Sali Berisha, por që njëherazi është edhe “Victory sign”.
(XH.A/SHUPLAKA)