Pas Ambasadës amerikane në Shqipëri e cila me anë të një fotografie rikthehu ne kujtes viztën e ish-presidentit amerikan George W Bush më 10 qershor të vitit 2007.
Ka qenë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka kujtuar viztën e tij si një moment historik për Shqipërinë, sepse nga Tirana ish-presidenti Bush njoftoi se Kosova do bëhej e pavarur dhe Shqipëria do anëtarësohej në NATO.
“Sot 10 vjet më parë pata nderin të pres dhe ta shoqëroj gjatë gjithë vizitës së tij historike në Shqipëri, Presidentin e SHBA George Ë. Bush, i cili njoftoi nga Tirana vendimet se Kosova do bëhej e pavarur dhe Shqipëria do anëtarësohej në NATO. Kombi ynë i është përjetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si kryeministër i Republikës së Re unë do ta forcoj edhe më shumë bashkëpunimin dhe aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Trump.” Shkruan Basha. (S.SH/Shuplaka)