Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku këtë verë më në fund pas shumë vitesh bashkë, dashurinë e tyre do ta kurorëzojnë në martesë.
E ftuar në në programin televiziv kosovar “Mirage”, Xhensila ka zbuluar detaje nga dasma e shumëpritur.
Jo një, por Xhensila dhe Besi do të kenë dy dasma. Siç tregon këngëtarja, njëra do të jetë me familjet dhe fiset përkatëse, ndërsa tjetra do të jetë me miqtë e tyre.
“Po përgatitemi. Është një gjë e bukur të merresh me diçka që e ke ëndërruar që fëmijë. Unë dhe Besi po mundohemi të përkushtohemi edhe pse kemi shumë angazhime. Fustanin ia kam besuar Valdrin Sahitit dhe ‘Altar’, Selma dhe Kaci do të kujdesen për pamjen atë ditë shumë të rëndësishme për mua.
Dekori do të jetë nga ‘Geraldina Sposa’. Uroj që të shkojë gjithçka mbarë. Në fakt kanë për të qenë dy dasma. Një me shoqërinë edhe të gjithë miqtë, sepse do ishte e pamundur e nuk ka lokacion që t’i marrë përsipër me aq njerëz sa kemi ne, sa duam e sa na kanë mbështetur gjithë këto vite. Do te jenë dy dasma, një me familjen dhe fiset përkatëse e një tjetër me shoqërinë, të gjithë njerëzit që duam e na kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të jetës sonë. Ndërkohë po përgatitemi të futemi edhe në një banesë te re”, tha Xhensila.
Këngëtarja tregon se këtë periudhë është shumë e zënë jo vetëm për shkak të dasmës por edhe punës. Ajo sapo ka publikuar edhe këngën e saj më të fundit “Lova” në bashkëpunim me Granit Dërgutin dhe Mixey.
“Kam dy projekte por kam një problem shumë të madh me kohën, është një periudhë shumë e ngarkuar për mua. Është dasma, banesa e re ku do të futem, koncertet, klipi që sapo u krye”, tregon më tej Xhensila. (D.D/Shuplaka)