Para nisjes së ceremonisë së inaugurimit të sheshit “Skënderbej” në Tiranë, policia dhe garda kanë rritur masat e sigurisë.
Mësohet se forcat e sigurisë janë vënë në lëvizje dhe kanë kontrolluar edhe çantat e qytetarëve. Shtimi i forcave të sigurisë ka ardhur si pasojë e shtimit të masave edhe për ndonjë sulm terrorist, siç është paralajmëruar.
Sheshi kryesor në kryeqytet, është hapur më në fund për qytetarët, pas më shumë se sa një viti punime dhe bllokimi të trafikut. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2088″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]