Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale SMS-në e ardhur nga ish-kreu i PS Fatos Nano drejtuar tij dhe Gramoz Ruçit me rastin e 26-vjetorit të PS-së.
Nano ka uruar socialistët teksa nuk ka lënë pa futur një mesazh politik ku shkruan se fitorja e PS në 25 qershor do të sjellë Rilindje pa pseudoaleanca.
Postimi i Ramës:
SMS NGA FATOS NANO:
Te dashur Edi e Gramoz!
Uroj nepermjet jush, gjithe socialistet anembane Shqiperise per 26 vjetorin e familjes sone te patjetersueshme! Jam i bindur se fitorja e PSSH ne zgjedhjet e 25 qershorit do garantoje Rilindjen e pakthyeshme te Shqiperise Europiane, pa deformimet e pseudoaleancave te deridjeshme! Ky eshte destini dhe destinacioni yne i perbashket, prandaj kam shume besim se cdo shqiptar i arsyeshem do te vendose qe ne kete udhekryq historik, timonin e qeverisjes se ketij vendi ta besoje ne duart tona!
(M.D/Shuplaka)