Konferencën e paralajmëruar për shtyp paraditen e sotme, ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta, e hapi me apelin drejtuar shqiptarëve, e kryesisht të rinjve që të bëhen pjesë e takimit elektoral të 15 qershorit në sheshin “Nënë Tereza”.
“Kam kënaqësinë e veçantë t’i drejtohem të gjithë qytetarëve të Tiranës në mënyrë të veçantë të rinjve e të rejave që të bashkohemi të gjithë pasnesër në 15 qershor në sheshin “Nënë Tereza” për t’i dhënë mbështetjen tonë ekipit më të mirë për tu përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë, pra listës për Tiranën të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Sepse ka ardhur momenti që e gjithë Shqipëria me në krye Tiranën, t’i thotë “Po” alternatvës, për të ndryshuar njëherë e mirë politikën e zhgënjimit dhe për të përcjellë figura të reja me integritet, me besim, që do të jenë zëri i problemeve të të rinjve, zëri i halleve që ka çdo ditë çdo familje në Tiranë apo në Shqipëri. LSI forcë e parë dhe e paparë më 25 qershor.”, u shpreh Meta, duke u lënë më pas hapësirën gazetarëve për pyetje.
(XH.A/SHUPLAKA)