Prej disa ditësh përfaqësues të LSI-së me në krye ish-kryetarin Meta kanë drejtuar akuza të forta për situatën e drogës në Shqipëri.
Edhe sot Meta në konferencën me gazetarët ai e quajti Haki Ccakon, drejtorin e Policisë së Shtetit si të implikuar me drogën.
Menjëherë pas kësaj ka reaguar deputeti demokrat Gent Strazimiri. Ai është shprehur se Meta duhet të thërritet si në cilësinë e të penduarit dhe të dëshmojë.
‘’THIRRJE PROKURORISË SË REPUBLIKËS!!!
Merrni në mbrojtje në cilësinë e “të penduarit”, bashkëpunëtorin e drejtësisë Ilir Meta.
Arrestoni personat ish-bashkëpunëtorë të tij, për të cilët dëshmon!!!
ÇLIRONI SHTETIN NGA KRIMI!’’, shkruan Strazimiri.
“’Ka një aleancë të hapur. Kjo nuk është më e fshehtë. Është një aleancë errësire. Kjo është një aleancë që synohet t’u imponohet shqiptarëve përmes frikësimeve qesharake, manipulimit, keqpërdorimit të policisë, që ende drejtohet një nga të përdorurit e trafikantëve. I kam çuar Ramës një SMS për “Haki drogën”, i cili nuk duhet të përdorë më policinë përmes inskenimeve mafioze tipike të tij dhe gjithë segmenteve që e drejtojnë atë. Të jeni të bindur se ky është një plan i lexuar tashmë nga gjithë qytetarët shqiptarë dhe përgjigjja do të jetë e paparë në 25 qershor’’, u shpreh Meta pak më parë në konferencë. (E.K/SHUPLAKA)