Ledion Liço sot ka përvjetorin e tij të lindjes dhe mbush plot 30 vjeç. Aktualisht ai ndodhet me pushime me familjen e tij, Sarën dhe vogëlushin London Noor në Kinë.
Sigurisht nuk kanë munguar mesazhet e urimit nga miqtë e tij të afërt, njëra prej tyre është edhe moderatorja Xhemi Shehu.
Si gjithnjë me shumë humor, Xhemi u shmanget urimeve mjaft tradicionale dhe këtë përvjetor ajo e ka uruar Ledionin kështu:
“Para tajfunit kur ishe 29 vjeç. Gëzuar ditëlindjen!”- shkruan Xhemi bashkangjitur një fotoje ku shfaqen moderatorja, Ledioni dhe Sara. Gjatë udhëtimit të djeshëm një tajfun e frikësoi shumë çiftin, edhe pse fatmirësisht gjithçka shkoi mirë
Sigurisht që urimi i Lori Hoxhës nuk ka munguar. Ajo e ka uruar kunatin dhe mikun e saj më të mirë në një postim në Instagram.
Po ashtu bashkëshortja e tij Sara ka pasur një dedikim për gjysmën e saj.
“Gëzuar ditëlindjen! Ndër vite ti u bëre shoku im më i mirë, gjysma e shpirtit tim dhe jam shumë mirënjohëse sepse gjithmonë nxjerr anën më të mirë timen. Ti ke një aftësi për t’u kujdesur për të gjithë që të rrethojnë. Faleminderit që je një partner i mrekullueshëm dhe babai më i mirë për djalin tënd!”, shkuran Sara në Instagram. (E.K/SHUPLAKA)