Lefter Maliqi, i cili ka hequr dorë nga gara për deputet, duke u larguar përfundimisht nga Partia Demorkatike, ka nisur të bëjë fushatë për Partinë Socialiste.
Në fakt një gjë të tillë ai e pati paralajmëruar që ditën kur dha dorëheqjen më 31 maj, kur deklaroi se do të follonte të punonte për PS-në.
Mirëpo pavarësisht se ka nisur vërtet të punojë për PS-së, në postimet e tij ai nuk e përmend emrin e Partisë.
Në postimin e tij më të fundit në Facebook, ku paralajmëron një miting në qendrën e Lapardhasë, ai shmang të thotë se bëhet fjalë për një miting të PS-së.
“Nesër ora 17:00 të gjithë bashkë si përher entuziast në qëndër të Lapardhasë në mitingun madhështor për të ardhmen e përbashkët. Fitore dhe Mirënjohje.!”, shkruan Maliqi.
Kujtojmë se Maliqi hoqi dorë nga PD me argumentin se kreu i kësaj force politike e kishte mashtuar duke i thënë do të vë të parin në listën e kandidatëve të qakurt të Beratit, por në fund e kandidoi të tretin. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2154″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]