E kryqëzuan për deklaratat për Policinë e Shtetit në fushatë, reagon kryeministri Rama.
Prej ditës së djeshme kryeministri Rama u vu në qendër të reagimeve pas deklaratës së tij ku i bënte thirrje Policisë së Shtetit të angazhohej në fushatën e PS-së. Sot ai ka reaguar duke kërkuar ndjesë për zhurmën e krijuar, dhe pse siç thotë vetë Rama ky nuk ka qenë qëllimi i tij.
“Ndjesë për zhurmën e krijuar nga thirrja ime për punonjësit e Policisë! S’ishte aspak qëllimi im çka thonë keqdashësit,por gabimi mbetet imi’’, deklaron Rama.
‘’U bëj thirrje mësuesve të mos lënë minutë ditë e natë pa shfrytëzuar. U bëj thirrje policisë, në momentin që lënë uniformën, pas pune të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS.
Të mos lejojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën blu, që ne e kemi pastruar dhe lartësuar dhe bashkë në 4 vite ta bëjmë Policinë e Shtetit të jetë në mesataren e policisë së BE.
I bëj thirrje punonjësve të shtetit të bëjnë të njëjtën gjë, do rrisim rrogat me 40% dhe do bëjmë të mundur që për herë të parë administrata të jetë e shtetit dhe jo e coptuar në zyra të partisë së pushtetit”, deklaroi dje Rama.