Pas përfundimit të seancës plenare në Parlament, deputeti Astrit Patozi ka deklaruar se pavarësisht se ka kundërshtuar emrat që u votuan sot për Komisionet e Vettingut, ka ardhur në seancë plenare sepse e ka konsideruar si detyrim nga ata që e kanë zgjedhur.
“Unë erdha sot në Parlament sepse e konsideroj si respekt për ata që më kanë zgjedhur por edhe si detyrim për forcën time politike që më ka kandiduar 3 herë dhe do vij sa herë të më kërkohet të vij derisa të më mbarojë mandate në shtator.
Kush mendon se pozicioni im i deputetit varet nga humori i Lulzim Bashës, nuk ka kuptuar asgjë në këtë histori, sepse Lulzim Basha më ka gjetur në PD dhe do më lërë aty kur të largohet. Për herë të parë forca ime politike nuk merret seriozisht nga kundërshtarët. Nuk ka ndodhur as në 97-tën as në kohëra të tjera më të vështira, dhe unë sigurisht ndjej edhe keqardhje për këtë.”, tha sot Astrit Patozi. (D.D/Shuplaka)