Elton Ismaili është pronari i automjetit që shpërtheu mbrëmjen e djeshme në lagjen “15 Tetori” të qytetit të Vlorës, pak pas një atentati të shënuar në një zonë tjetër të qytetit bregdetar. Pak orë pas shpërthimit, 42-vjeçari Ismaili deklaron se nuk ka dijeni kush qëndron prapa këtij shpërthimi.
Ai rrëfen se në kohën e shpërthimit të mjetit ndodhej në shtëpinë e prindërve, kur u alarmua për shkak të zhurmës së fortë të shpërthimit. Elton Ismaili shprehet se nuk ka konflikte me askënd, megjithatë nuk është hera e parë që kërcënohet.
Elton Ismailit i ajnë vrarë në atentat disa familjarë, ndër ta vëllai, motra, daja dhe ortaku i tij, për të cilët 42-vjeçari shprehet se ende nuk janë gjetur autorët.
“Isha në banesën e prindërve kur ndodhi shpërthimi. Makina ishte parkuar afër banesës, u alarmova nga shpërthimi i fuqishëm. Kam pasur kërcënime edhe në të kaluarën, por nuk e di kush mund të ketë vendosur eksplozivin në makinë. Ia kam lënë në dorë Prokurorisë dhe policisë. Më janë vrarë familjarët dhe për asnjë nuk ka autor.”, ka rrëfyer ai.
(XH.A/SHUPLAKA)