Tjetër skandal me maturën shtetërore në vend. Këtë herë kanë dalë tezat e provimit të letërisë të klasave të 9-ta.
Fotot e tezave janë duke qarkulluar në rrjetet sociale edhe pse provimi ka filluar në orën 10:00. Edhe pse u paralajmërua se nuk do të kopjohet, diçka e tillë nuk ka ndodhur.
Fotot e ndryshme të publikuar në rrjetet sociale tregojnë se sa e lehtë është të kopjosh në një provim dhe sa lehtë mund ta fotografosh tezën.
Nga ana tjetër, provimet e tilla zhvillohen gjithmonë në muajin qershor dhe shpesh përkojnë me zgjedhjet. Këto të fundit kanë ndikimin e tyre në process. Ndoshta personat përgjegjës janë treguar paksa tolerant duke mos dashur që të perceptohen keq dhe kjo të ndikojë te votat.
Duhet thënë se kjo mënyrë e paligjshme e publikimit të tezave dëmton ata nxënës të cilët janë përpjekur gjatë gjithë vitit. Atyre do t’iu duhet të vlerësohen njësoj me nxënës të tjerë që avantazhohen nga lidhje që s’kanë të bëjnë me dijen.
(E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2214″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]