20:05 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

I bllokoi gomën gabim qytetarit, polici bashkiak përfundon në burg

22:10 | 28/06/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
I bllokoi gomën gabim qytetarit, polici bashkiak përfundon në burg

Një punonjës i Policisë Bashkiake është dënuar me 4 muaj burg për shpërdorim detyre, i akuzuar nga një qytetar për bllokim të padrejtë të gomës së automjetit në një vend parkimi në kryeqytet, shkuan “Panorama”.

Shtetasi me iniciale A.Gj., efektiv i Policisë Bashkiake, është dënuar me burg e më pas ky dënim është konvertuar në 8 muaj me kusht. Ai është akuzuar për ngjarjen e ndodhur në qershor 2016 nga një qytetar në Tiranë.

Sipas Prokurorisë, më 28 qershor 2016, ora 17:30, kallëzuesi kur ka dalë nga banesa rreth orës 19:30, ka konstatuar se nga Policia Bashkiake, në xhamin e makinës së tij ishte vendosur një fletë gjobë, si dhe ishte vendosur një bllokues gome.

“Lidhur me këtë fakt, pavarësisht se gjoba ishte vendosur në kundërshtim me ligjin, pasi makina ishte e parkuar në vend ku lejohej parkimi, kallëzuesi ka paguar gjobën prej 3000 lekësh brenda ditës, sikurse rezulton nga mandati i pagesës. Pasi ka paguar gjobën, kallëzuesi është kthyer te vendi ku kishte parkuar, në pritje që Policia Bashkiake të hiqte bllokuesin e rrotës së makinës dhe të përdorte sërish mjetin, por Policia Bashkiake nuk ka ardhur për të liruar mjetin as atë ditë dhe as ditët në vijim deri më datë 1 korrik. Për këtë kallëzuesi ka paraqitur ankim administrativ pranë Bashkisë Tiranë, për faktin se gjoba ndaj tij ishte vendosur në kundërshtim me ligjin, për sa kohë që parkimi ishte bërë në vendin e lejuar, si edhe për faktin që edhe pse ka paguar gjobën, bllokuesi i është hequr vetëm pas tri ditësh”, bën me dije Prokuroria.

Shtetasi i dëmtuar ka kundërshtuar vendosjen e kësaj gjobe për shkak se nuk ka shkelur asnjë rregull, nuk ka zënë ndonjë hapësirë publike, dhe ka parkuar në vendparkim të lejuar, brenda vijëzimeve të parkimit të shënuar nga Bashkia e Tiranës.

Rreth orës 20:00 të po asaj dite, qytetari ka paguar masën administrative. Salla operative ia ka kaluar sërish targën për zhbllokim grupit 13/8 që kishte bllokuar gomën, por duke u bazuar në raportin e shërbimit të bërë nga policët, thuhet se zhbllokimi nuk është bërë pasi për arsye të ngarkesës në punë kishin harruar të hiqnin bllokuesin. Veç dënimit në gjykatë, polici mësohet se ka marrë edhe masë disiplinore “vërejtje”, me motivacion “moskryerje si duhet e detyrës funksionale të ngarkuar me ligj”.

(M.D/Shuplaka)

 

Etiketa: polic
Pas

“Ndërhyrja e Berishës në garë”, Selami: Ka të drejtën e tij të mbështetë cilin të dojë

Para

Edith Harxhi: Dy arsyet pse PD-në nuk e votuan shumë anëtarë të saj

Para
Edith Harxhi: Dy arsyet pse PD-në nuk e votuan shumë anëtarë të saj

Edith Harxhi: Dy arsyet pse PD-në nuk e votuan shumë anëtarë të saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

Presidentja Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

“Bashkëpunim mes SHBA dhe Gjermanisë”/ NATO: Gati armët për Ukrainën

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në Ankara: Nderim për Atatürkun dhe thellim i bashkëpunimit me Turqinë

PAMJE/Zjarr masiv mes Drenovës dhe Gorishovës, rrezikohen puset e naftës, forcat zjarrfikëse dhe ushtria në terren

“Të rrisim presionin ndaj Putinit”, kancelari gjerman konferencë me kryeministrin britanik, nënshkruhet marrëveshja mes dy vendeve

Papa Leo XIV planifikon vizitë në Turqi për 1700-vjetorin e Koncilit të Nikesë

Gaza/ 2 të vdekur pas bombardimit të një kishe katolike, e vetmja ndërtesë fetare katolike në territorin palestinez

Fredi Beleri padit KQZ-në pas humbjes së mandatit si kryebashkiak i Himarës

‘Në Shqipëri të gjitha paketat e lançuara kanë degjeneruar në kaos’, Eksperti Enriko Cenko për paketën e maleve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.