Edhe pse kishte premtuar në javët e fundit se zonën e ish-parkut do ta kthente në një zonë çlodhëse për banorët e këtyre zonave, Veliaj ka ndërruar mendje brenda pak ditësh.
Pesë ditë pas zgjedhjeve, lulishtja është prishur dhe banorët sot janë ngritur në protesta për të kundërshtuar ndërtimin e një kompleksi pallatesh pranë lulishtes.
Banorët janë përplasur me punonjësit e firmës Park Construstions Shpk., e cila është në pronësi të Mihail Delijorgjit.
Banorët dhe aktivistët shprehen se lulishtja duhet të mbeste e tillë dhe ndërtimi i pallateve nuk duhet të ishte lejuar ndërsa kanë rrëzuar edhe gardhin rrethues të kantierit të ndërtimit. Madje është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën. (D.D/Shuplaka)