Duket se Saimir Tahiri i ka marrë seriozisht ditët e verës. Pavarësisht se Rama tha se para 1 Gushtit s’do të ketë asnjë ditë pushim për deputetët e zgjedhur kjo se ka penguar ish-ministrin e Brendshëm që të marrë pak kohë për vete dhe djalin.
Pas vizitës në Malin me Gropa, Tahiri ka qenë sot në zonën e “Pazarit të Ri” së bashku me Drinin. Misioni ka qenë i rëndësishëm, të blinin biçikletë të re për të voglin.
“Land legjenda dhe #newbike 24′ e Drinit”, shkruan Tahiri bashkëngjitur fotos. Ndërkohë që Legjenda Landi nuk dihet nëse është apo jo shitës biçikletash.
Kujtojmë se “Pazari i Ri” është një nga ‘medaljet” e Veliajt që jo pak herë është përfolur si një kundërshtar i Tahirit në PS. Po kjo së ka penguar këtë të fundit ti bëjë edhe pak PR falas me këto foto.
(E.K/SHUPLAKA)