Shkencëtari i famshëm Stephen Haëking, gjatë një interviste për BBC, me rastin e 75 vjetorit të ditëlindjes së tij, ka deklaruar se toka është pranë një rreziku të madh. Ai e quajti ngrohjen globale si një ndër rreziqet më të mëdha me të cilin duhet të përballet njerëzimi.
Sipas tij ngrohja globale është një process i pakthyeshëm por nëse duhet bërë diçka duhet bërë tani.
Vendimin e Trump për tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja për klimën e ka cilësuar një gabim të rëndë i cili mund ta bëjë tokën si Venusi, të pajetueshëm.
“Jemi pranë pikës ku ngrohja globale do të jetë e pakthyeshme. Zgjedhja e Trump mund të shtyjë Tokën të bëhet si Venusi me temperatura 250 gradë dhe shi prej acidi sulfurik”, deklaroi ai. (B.H/Shuplaka)