03:46 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shqetësimet për zgjedhjet, kreu i OSBE-OHDIR-it shkon në zyrën e Bashës

12:04 | 05/07/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqetësimet për zgjedhjet, kreu i OSBE-OHDIR-it shkon në zyrën e Bashës

Kreu i zyrës së OSBE-OHDIR-it në Tiranë Peter Taylor ka nisur një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha në zyrën e këtij të fundit.

Përherë misioni i OSBE-OHDIR-it ka qenë prezentë në vendin tonë për të monitoruar zgjedhjet.

Duhet thënë se edhe në zgjedhjet e 25 qershorit janë vërejtur parregullsi po ende nuk është paraqitur një raport final nga vëzhguesit.

Kujtojmë se pak ditë më parë Taylor takoi edhe kryeministrin Rama dhe në të njëjtën formë si sot takimi u mbajt me dyer të mbyllura.

Përdorimi i parave të drogës, shit-blerja e votës dhe përfshirja e njerëve të botës së krimit në fushatë janë vetëm disa nga akuzat që forcat politike kanë bërë ndaj njëra-tjetrës.

NJOFTIMI I PD-së: 

Kryetari i Partisë Demokratike, priti sot delegacionin e drejtuesve të lartë të misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, kryesuar nga Ambasadori Peter Teljer, dhe e njohu atë me problemet e mëdha të zgjedhjeve, dhe me faktin se procesi i 25 qershorit jo vetëm nuk e shëroi plagën e zgjedhjeve, por përkundrazi e thelloi dhe ekspozoi më shumë atë.

Basha theksoi se problemi i blerjes masive të votave u shtri në të gjithë vendin me përmasa masive dhe organizim sistematik në zona urbane dhe rurale,  shoqëruar nga mbledhja e kartave të identitetit. Përvec angazhimit në shitblerje votash të strukturave partiake të PS dhe partive të tjera qeveritare u aktivizuan po ashtu bandat kriminale që vepronin pa asnjë pengesë dhe në disa raste me ndihmën e strukturave shtetërore, si dhe vetë strukturat shtetërore. 

Në ndihmë të tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve u përdor edhe shumëfishimi i  listës së përfituesve të ndihmës ekonomike në këmbim të votës, punësimet masive në administratë dhe ente publike etj. Një rol të vecantë në shtrirjen masive të shitblerjes së votave ka luajtur paraja e përfituar nga kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike nga bandat kriminale me lidhje dhe mbështetje qeveritare, vuri në pah z.Basha. 

Basha i cilësoi zgjedhjet e 25 qershorit një triumf të paligjshmërisë.

Vetëm Partia Demokratike konkuroi me një program, dhe nuk u përlye në shitblerje votash dhe angazhim bandash kriminale, vuri në dukje Basha.

Z.Spaho dhe Z.Bylykbashi të pranishëm në takim sollën shembuj konkretë të konstatimit dhe të hapave ligjorë që kishin ndërmarrë në Elbasan dhe në Durrës në rastet e kapura të blerjes së votës, hapa që nuk sollën asnjë rezultat, pasi në rastin e parë policia nuk ndërmori asnjë veprim dhe në rastin e dytë, banditët e detyruan të tërhiqej qytetarin që ishte gati të dëshmonte.

Këto nuk ishin zgjedhje demokratike, tha Lulzim Basha, por prova e fundit e vdekjes klinike të zgjedhjeve të lira në Shqipëri.

Basha theksoi se një qëndrim realist mbi problemet e rënda në këtë proces, në vecanti nga ana e OSBE-ODIHR, do të ndihmonte Shqipërinë dhe shqiptarët për të dalë nga ky stad i avancuar i zëvendësimit të demokracisë me një regjim që për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve, mbështëtet tek krimi, droga dhe korrupsioni galopant.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: ambasadori i OSBEparregullsitezgjedhjet
Pas

KUSH është i riu shqiptar që synon të bëhet Ministër i Transporteve në Itali

Para

Anëtari i thjeshtë i PD-së vë me ”shpatulla pas muri” Fabian Topollajn dhe Kreshnik Çollakun (DEBATI I PLOTË)

Para
Anëtari i thjeshtë i PD-së vë me ”shpatulla pas muri” Fabian Topollajn dhe Kreshnik Çollakun (DEBATI I PLOTË)

Anëtari i thjeshtë i PD-së vë me ''shpatulla pas muri'' Fabian Topollajn dhe Kreshnik Çollakun (DEBATI I PLOTË)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.