21:58 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Debati për pagat e mësuesve/ Ndreca i përgjigjet Karabinës: Po godet në mënyrë absurde institucionin e saj

16:30 | 05/07/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Karabina AKUZA dhe për Ndrecën, sekretarin e përgjithshëm: Ushtron presion mbi drejtoritë në rrethe

Sekretari i Përgjithshëm Plarent Ndreca, ka reaguar pas deklaratës së ministres teknike të Arsimit Mirela Karabina, e cila akuzonte se edhe pse ka shkuar data 5 korrik, mësuesit në të gjithë vendin ende nuk i kanë marrë pagat e muajit të kaluar.

Sipas Ndrecës, ministrja Karabina po sulmon institucionin që ajo vetë drejton ndërsa shton se pagesat i ka virmosur vetë ai një ditë më parë.

“Është e paimagjinueshme që drejtuesja e institucionit godet në mënyrë absurde institucionin e saj, duke dalë në konkluzione krejtësisht të pabazuara dhe që i përkasin një realiteti që nuk ekziston në Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit.

Pagat e të gjithë sistemit arsimor janë firmosur rregullisht nga drejtoritë arsimore rajonale dhe kaluar nga sistemi i thesarit të Ministrisë së Financave.

Njëkohësisht nga unë si nëpunës autorizues i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit janë firmosur që dje urdhër pagesat për pagat e aparatit të MAS. Pavarësisht pengesave, goditjeve të paligjshme dhe të padrejta që po i bëhen administratës publike në MAS, ajo është në detyrë dhe në mbrojtje të ligjit dhe interesave të qytetarëve të shqiptar”, deklaron Ndreca.

DEKLARATA E KARABINËS:
Në detyrën e Titullarit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dëshiroj të bëj publike një çështje të rëndësishme siç është kryerja e pagave të punonjësve të administratës shtetërore të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. 

Në mënyrë të qëllimshme, institucioni është i bllokuar si pasojë e vonesës së miratimit të kërkesës zyrtare për emërimin e Nëpunësit Autorizues, kërkesë e përcjellë për miratim në datën 16 Qershor 2017. 

Pavarësisht informimit të të gjithë instancave të larta shtetërore, të cilat janë përgjegjëse për zhbllokimin e situatës, kjo problematikë absurde po vijon të mbetet e njëjtë. 

Burokracia e administratës dhe manifestimet e ngjyrimeve politike nuk duhet të prekë pagat e punonjësve të administratës shtetërore.
 
Bëj një apel institucional për angazhimin e të gjithë aktorëve të ngarkuar nga ligji, për të dhënë zgjidhjen e menjëhershme të problemit të krijuar artificialisht. 

Si Ministër i Arsimit dhe Sportit distancohem nga apatia e krijuar mes Departamentit të Administratës Publike dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave që nuk sjell zgjidhje. 

Garantoj zbatueshmërinë e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave kushtuese të institucionit që unë drejtoj. 

 

Etiketa: Mirela KarabinaPlarent Ndreca
Pas

Alegri bën një goditje të madhe kësaj here, por jo në merkaton e futbollit

Para

Merkel dhe presidenti kinez: Gjermania dhe Kina do të punojnë në hapjen e një tregu të përbashkët

Para
Merkel dhe presidenti kinez: Gjermania dhe Kina do të punojnë në hapjen e një tregu të përbashkët

Merkel dhe presidenti kinez: Gjermania dhe Kina do të punojnë në hapjen e një tregu të përbashkët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

Papa Leoni XIV: Lufta nuk duhet të bëhet normalitet, armët e avancuara janë tundim që duhet refuzuar

The Guardian: Rusia dhe Irani përballen me sfida globale, partneriteti i tyre në vështirësi

Shpërthen vullkani Lewotobi Laki-Laki në Indonezi, alarm maksimal dhe re hiri mbi 10.000 metra

Himarë/ Lirohet 27-vjeçari që përplasi me gomone turistin gjerman

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.