Frika nga terrorizmi në Itali ka bërë që të shtohen kontrollet edhe ndaj shtetasve shqiptarë.
Kështu mediat italiane bëjnë të ditur se dy vëllezër shqiptarë të moshës 26 dhe 23 vjec rezidentë në Potenza të Italisë si dhe një 49 vjecare ruse janë dëbuar nga Italia për arsye të sigurisë kombëtare.
Dëbimi u bë pas një hetimi që coi edhe në ndalimin e një luftëtari të huaj cecen.
38 vjecari cecen mendohet se ka qënë pjesë e grupit xhihadist “Emiratet e Kaukazit’ të cilët natën 3 dhjetorit 2014 vranë19 persona në Ceceni.
Mes të tjerash ceceni ka luftuar në rradhët e ISIS në Siri gjatë viteve 2014-2015. Në fakt edhe më parë ka pasur disa persona ku shtetas me orgjinë shqiptare janë ndaluar në Itali nën dyshimin që kanë pasur lidhje me shtetin islamik ISIS. (E.K/SHUPLAKA)