Policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja mbi zhdukjen e biznesmenit vlonjat Adriano Jaho 52 vjeç dhe ndihmësit të tij Ariseld Maze 28 vjeç, të cilët kishin dalë në bregdetin e Durrësit për të provuar skafin në det dhe kanë humbur kontaktet prej datës 4 korrik.
Policia e Durrësit po bën verifikime në regjistrat e hyrje-daljeve në portin e Durrësit nëse biznesmeni dhe ndihmësi i tij nëse kanë hyrë në portin e Durrësit për të marrë skafin.
NJOFTIMI I POLICISË:
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.07.2017, në Komisariatin e Policisë Vlorë, janë paraqitur familjarët e dy shtetasve të mëposhtëm:
A.J., 52 vjeç, banues në Vlorë.
A.M., 28 vjeç, banues në Vlorë.
Sipas kallëzimit të bërë nga familjarët e tyre, ata kanë deklaruar se këta dy shtetas janë larguar nga Vlora më datë 03.07.2017, rreth orës 10:30, në drejtim të qytetit të Durrësit me qëllim për të marrë një mjet lundrues detar tip Skaf, të cilin e kanë patur të ankoruar në Durres dhe që prej asaj dite nuk janë kthyer më në banesë (Vlorë).
Policia ka bërë shpalljen në kërkim të tyre si persona të humbur dhe po punohet për gjetjen e tyre. (B.H/Shuplaka)