22:40 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zhdukja e biznesmenit/Dëshmia e djalit ngre dyshime: Nuk dihet kush është miku që e shoqëroi

19:59 | 11/07/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zhdukja e biznesmenit/Dëshmia e djalit ngre dyshime: Nuk dihet kush është miku që e shoqëroi

Zbulohet rrëfimi i djalit për zhdukjen e babait të tij biznesmen, Adriano Jahaj, i cili është zhdukur para disa ditësh. Gazeta “Panorama” shkruan se pronari i hotel “Europa”, sëbashku me ndihmësin e tij, Ariseld Mazen, janë larguar me makinën e një mikut të tyre. Por ky mjet nuk është identifikuar ende, çka do të ndihmonte hetimin për të rënë në gjurmët e personave që Policia i ka shpallur të humbur.

Klaudio Jahaj, djali i biznesmenit i cili ka bërë denoncimin më 5 korrik, ka deklaruar në polici se i ati është larguar me makinën e një miku, por nuk e dinte se e kujt ishte. Kjo ka shtuar dyshimet e Policisë, e cila është duke punuar për të identifikuar mjetin me të cilin dy personat e humbur mendohet të jenë larguar nga Vlora.

Sipas Klaudios, më datë 03.07.2017 rreth orës 10:30, babai i tij Adriano Jahaj ka dalë nga shtëpia te hotel “Europa” dhe është nisur për në Durrës, për të marrë skafin e tij, të cilin e ka me dokumente dhe do ta sillte në Vlorë. Sipas dëshmisë së dhënë, babai i tij është nisur me automjetin e një shoku (nuk e di se të kujt) bashkë me shtetasin Ariseld Maze.

Djali i ka parë bashkë para nisjes babanë e tij dhe Ariseld Mazen te hoteli i tyre. Ai ka deklaruar se me vete kanë pasur telefonat, me të cilët më vonë nuk kanë komunikuar dot pasi kanë humbur kontaktin.

“Që ditën që janë larguar Adriano Jahaj dhe Ariseld Maze, nuk janë kthyer në shtëpi dhe as nuk kanë kontaktuar me telefon familjarët e tyre dhe nuk dinë se ku ndodhen. Ata s’kanë asnjë informacion dhe megjithëse u kanë rënë telefonave të tyre, dalin të fikur. Këtë e pohon edhe shtetasi Atiljo Maze, vëllai i Ariseld Mazes”, tregon policia.

Mendohet se dy të humburit, kanë qenë për të marrë një skaf që e kishin çuar për ta riparuar. Dyshohet se ata kanë dalë në det për të provuar skafin. Një mik i biznesmenit ka njoftuar familjarët e tij, se ai e kishte telefonuar dhe i kishte kërkuar ndihmë, pasi skafi po merrte ujë. Pas kësaj, telefonat kanë dalë të mbyllur.

Pas këtij moment nuk ka më asnjë gjurmë të biznesmenit, apo të ndihmësit të tij. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: biznesmenizhdukja
Pas

Ditari i Zhejit: Plani “sekret” i Ramës dhe Metës që nxorri jashtë politikës Nanon (PJESA II)

Para

Dhuna ndaj gazetarit investigativ, reagon Berisha: Krim shtetëror!

Para
Gazetari investigativ u godit nga një grua, PUBLIKOHEN pamjet e dhunës

Dhuna ndaj gazetarit investigativ, reagon Berisha: Krim shtetëror!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

Gjermania planifikon një pako të re ndihme për Ukrainën

Italia në alarm, zgjebja po përhapet me shpejtësi, rastet u shtuan me 750% në tre vjet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.