Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur sot në orët e para të mëngjësit në në fshatin Kalivaç të Lezhës. Shtetasi A.GJ mbeti i plagosur në këmbë , pas u qëllua disa herë me armë zjarri nga dy persona.
Njëri prej autorëve me emrin Gjovalin Voci, është mundur të arrestohet nga policia.
Ndërkohë shoferi A.GJ u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjatë marrjes në pyetje në polici ai i ka deklaruar se nuk i njihte agresorët.
Po ashtu vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të fakteve dhe rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe identifikimin e arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 11.07.2017, rreth orës 05:15, jemi njoftuar se në Kalivaç në Lezhë, është plagosur me armë zjarri shtetasi A.Gj. 47 vjeç , banues në Kalivaç Lezhë. Më të marrë njoftimin , nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Lezhës , është formuar grupi hetimor, ku është shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë kryer të gjitha veprimet hetimore për të bërë të mundur zbardhjen e kësaj ngjarje kriminale dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore të autorëve. Nga hetimet ka rezultuar se, kur shtetasi A.Gj. ka qenë duke udhëtuar i vetëm me automjetin e tij tip Benz furgon, në Kalivaç , është qëlluar disa herë me armë zjarri nga 2 persona , ku si rezultat i të shtënave ka ngelur i plagosur në pjesën e këmbës. Është dërguar menjëherë në spitalin Rajonal Lezhë, për dhënien e ndihmës mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Si rezulat i veprimeve të shpejta profesionale e hetimore, si dhe duke bashkëpunuar me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , është bërë i mundur identifikimi dhe lokalizimi i autorit të dyshuar, ku falë koordinimit efikas të punës me policinë e Kukësit , u arrestua në flagrancë në tentativë për tu larguar jashtë vendit nëpërmjet pikës së kalimit Kufitar Morinë Kukës , dhe konkretisht shtetasi: Gjovalin Voci (Samuel Feta) , 40 vjeç , banues në Kalivaç – Lezhë.
(S.SH/Shuplaka)