Vazhdon me deklarata të forta, mjeku që pak ditë më parë tronditi opinionin publik me letrën e tij drejtuar kryeministrit Edi Rama, ku denonconte rastin se si shefi i kabinetit të ish-ministrit Ilir Beqaj, Artan Lama, sëbashku me vetë Beqajn, ministrin e asokohe, i kërkuan 15 mijë euro për një vend pune në QSUT-së.
Këtë radhë, Diamant Kuka shkruan se biznesmeni Ylvi Beqaj, është një ndër ata që i kanë kërkuar 15 mijë euro për një vend pune si mjek.
“Ylvi Beqaj, qe tashme dihet se kush eshte, perpara 3 vitesh, pasi nuk pinte uje aplikimi per pune, ishte nje nga ata qe do me punesonte per 15 mije euro, 10 i donte ne dore menjehere, 5 pasi te firmosja kontraten. Komunikimi i tij direkt me telefon ne prezencen time dhe te dy miqve te mi, njeri biznesmen, me njerez qe kishin ne dore firmosjen e kontrates (I. Beqaj dhe A. Lama) e bente te besueshme.”, shkruan Kuka.
Sakaq, mjeku ka reaguar edhe ndaj disa portaleve online, të cilat sipas tij paguhen për të shpëlarë trurin e popullit.
DENONCIMI I PLOTË
Ylvi Beqaj, qe tashme dihet se kush eshte, perpara 3 vitesh, pasi nuk pinte uje aplikimi per pune, ishte nje nga ata qe do me punesonte per 15 mije euro, 10 i donte ne dore menjehere, 5 pasi te firmosja kontraten. Komunikimi i tij direkt me telefon ne prezencen time dhe te dy miqve te mi, njeri biznesmen, me njerez qe kishin ne dore firmosjen e kontrates (I. Beqaj dhe A. Lama) e bente te besueshme.
Une nuk i kisha leket, miku im i ngushte biznesmen ishte i gatshem ti paguante, por isha une qe u stepa nga insistimi qe bente Ylvi Beqaj, ne fakt ai ndoshta kishte “halle” ne ate kohe…se me cfare kemi marre vesh te tere tani – paguante gjoba diku tjeter (E.SH.) dhe fale instiktit te momentit qe refuzova me doli me mire.
Por nga ana tjeter Ylvi beqaj eshte ai me “shoket” e tij qe ka tenderuar furgonat ambulanca te shendetesise e ishte i perfshire ne biznes te mbetjeve spitalore qe sot te tere e dime se cpo ndodh me to.
A.B. drejtuese e nje portali eshte vec nje vegel e turpshme e pushtetit, ne media-kazanin e vendit, qe si shume te tjere paguhen per te shplare trurin e ketij populli e na dalin per dite neper gazeta, televizione e portale.
Realiteti ne shendetesi, arsim eshte alarmant, ne doni besojeni ne doni jetojeni dhe suksese ne jete edhe per 30 vjet sipas Yee apo 300 sipas zakonit tone…
Ato qe kam denoncuar jane denoncuar ne prokurori e institucione te tjera, edhe eshte vene ne dijeni edhe KM qe perpara 3-4 vitesh. POR skllavopronaret e ketij vendi nuk preken kollaj se jane te lidhur rme njeri tjetrin si mish e thua.
Zoti e bekofte memedheun tone se nese nuk ndodh ndonje katarsis do jeme edhe 500 vjet te tjere ne zgjedhen e “Otomaneve te Rinj”.
Kujtojmë se gjatë këtyre ditëve, u përfol se profili i Diamant Kukës nuk ishte i vërtetë, për shkak se ai kishte përdorur si foto profili foton e një mjeku amerikan. Mirëpo Kuka rezulton se ekziston, thjesht ka zgjedhur të mos përdorë foton e tij nëpër rrjetet sociale. (D.D/Shuplaka)