Një aksident masiv është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tabanoc – Kumanovë.
Nga aksidenti mësohet se kanë mbetur të plagosur rreth 14 persona, mes të cilëve edhe ish-ministri i Financave i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, raportojnë mediat vendase.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30 në kryqëzimin e autostradës në pikën kufitare Tabanoc – Kumanovë në krahun që përfshin rrugën mes Kumanovës dhe Kriva Pallankës. Arben Ahmetaj udhëtonte me një mjet tip Range Rover, i cili është dëmtuar.
Ndërkohë që Ahmetaj, është dërguar me urgjencë në spitalin e Kumanovës për ndihmë mjekësore pasi raportohet të ketë marrë plagë e lëndime të shumta trupore. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
(S.SH/Shuplaka)