Kryeinspektorja e Inspektoratit Kombëtar tё Mbrojtjes sё Territorit, Dallëndyshe Bici, ka shkarkuar nga detyra tё gjithë inspektoret e degës në qarqet e Shkodrёs dhe Lezhёs.
Mësohet se Bici ka shkarkuar nga detyra, përgjegjësin e degës dhe 6 inspektorё. Arsyeja sipas kryeinspektores është për shkak tё neglizhencёs dhe mosveprimit gjatё inspektimit tё territorit pёr ndërtimet pa leje.
Megjithatë puna nuk do të pezullohet. Sipas bicit, janё nisur nga Tirana inspektorё dhe mjete, pёr tё ndërrmarrё veprime tё menjёhershme kundёr ndërtimeve pa leje, kryesisht nё zonёn e Velipojё.
Sakaq, Bici shprehet se pavarёsisht se vendi ndodhet nё sezonin turistik, nga ana e IKMT nuk do tё ketё asnjё lёshim pёr kundervajtёsit e ligjit, apo ata qё e mbyllin sytё e veshёt pёrballё shkelёsve.
Kujtojmë se më herët IKMT kallëzoi penalisht krytarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i cili më pas reagoi duke thënë se ishte Rama që lejoi ndërtimet pa leje në këmbim të votave. (D.D/Shuplaka)