Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës. Shtetasi me iniciale Gj.k, 60 vjeç ka vendosur t’i japë fund jetës së tij duke u hedhur nga kati i 4 i një pallati. Sipas Policisë shkak mendohet të ketë qenë gjendja e rënduar emocionale.
Informacioni paraprak :
Më datë 23.07.2017, rreth orës 12:00, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të Korçës, ka shkuar i pajetë trupi i shtetasit Gj.K, rreth 60 vjeç.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas, në gjendje të rënduar emocionale është hedhur nga kati i katërt i pallatit në të cilin banonte në lagjen nr 2 të qytetit të Korçës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Nga veprimet e kryera, rezulton se shtetasi Gj.K, jetonte i vetëm dhe kishte lënë edhe një letër në të cilën sqaronte arsyet e vetëvrasjes së tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(B.H/Shuplaka)