Lëvizja e emigrantëve sa vjen edhe bëhet më e rrezikshme, ditën e sotme skuadra spanjolle e shpëtimit kanë gjetur rreth 13 emigrantë të vdekur brenda në një gome që shkon në detin Mesdhe. Ndër të vdekurit kishte gra shtatzëna dhe fëmijë.
Një zëdhënëse e grupit të ndihmës “Proactiva Open Arms”, të Spanjës, Laura Lanuza është shprehur se 121 burra, 40 gra dhe gjashtë fëmijë ishin mes atyre që u shpëtuan 24 kilometra në veri të qytetit bregdetar libian, Sabratha.
Një varkë nga OJQ-ja Save the Children ju erdhi në ndihmë rreth 90 emigrantëve.
Ndërkohë më shumë se 2,200 migrantë kanë vdekur duke u përpjekur të arrijnë në Evropë ose anembanë Mesdheut, gjatë këtij viti.
(S.SH/Shuplaka)