Moderatorja Roza Lati, njihet për dashurinë e saj për kafshët shtëpiake, mbi të gjitha pas gjyqit ndaj pronarit të një dyqani kafshësh në “Myslym Shyr”.
Këtë radhë, ndërsa moderatorja po shijonte rrezet e diellit në plazh, është ndeshur me një pushuese e cila nuk i pëlqente qentë.
Në fakt, si shumë pronarë të tjerë kafshësh shtëpiake, edhe Roza Lati ka marrë qenushin e saj Doberman me vete në plazh. Mirëpo një zonjë është bezdisur nga prania e qenit dhe i është ankuar Rozës, e cila momentin e keq me pushuesen e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar edhe pamjet e zonjës duke i shoqëruar me fjalët “”Old ass bitch”. (D.D/Shuplaka)