16:45 | 13/01/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ndihmë, lutem bashkia”, Artan Fuga: Do na zërë kolera, shihni ç’ndodh në këtë rrugë të Tiranës (FOTO)

23:04 | 27/07/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Artan Fuga: Pluralizmi politik ëndërr e parealizuar

Akademiku Artan Fuga ka kërkuar ndihmën e Bashkisë së Tiranës, në lidhje me një shqetësim që kanë të gjithë banorëve të rrugës “Him Kolli”

 Fuga shkruan se fekalet po rrëshqasin drejt bulevardit “Myslym Shyri” dhe banorët mbajnë duart me hundë sa herë kalojnë aty, ndërsa shton se ka rrezik që të gjithë t’i zërë kolera, nëse nuk ndërhyhet në kohë.

Reagimi i plotë:

Fekalet po rrëshkasin drejt bulevardit “Myslym Shyri” Tiranë!

Ndihmë, lutem bashkia të ndërhyjë.

Ora 22 e e 28 minuta!

Rrezik kolere! Njerëzit mbajnë hundën me dorë, të tjerë pllaq plluq mbi to se kujtojnë se u bë deti kos dhe janë ujra të nëndheshme që sillen kastile për të freskuar vapën.

Fekalet po rrëshkasin drejt vendit ku nesër në mëngjes katunarët e mirë do shesin sallatë jeshile, fiq, rrush, kastraveca e presh!

Në gënjefsha më internofshin në Sazan!

Unë vërtet kam shkruar librin “Rënia e Qytetit” që po të duan autoritetet e qytetit ua shpjegoj kuptimin ku dhe kur të duan ata, unë e di se qyteti ynë shqepet në një anë sapo qepet diku gjetkë.

Por, megjithatë unë nuk dua që qyteti të bjerë mbi llava fekalesh!

Miku im, filozofi francez Valade, e përkufizon postmodernitetin si bashkëjetesë e të kundërtave më ekstreme.

Sonte shihja makina luksoze që rrëshqisnin katër rrota e tyre aktive mbi fekale robsh të varfër.

Sonte po meditoja për posmodernitetin mbi mut!

Ku është balta më e ëmbël se mjalta?
Në mëmëdhé!

Por mos na bëni të përqafohemi edhe me fekale, se krahasuar me to, balta është vërtet si mjalta!

Dihet drejtësia hyjnore. Ne të gjithë një ditë do të kthehemi në fekale, por ama sa kohë jemi ende qenie të gjalla dëshirojmë të mos vdesim nga kolera.

Këmbët e cojnë pisllikun nëpër shtëpi ku ka fëmijë, në restorante ku gatuhet, në salla pritjesh ku ka njerëz delikatë, në salla mbledhjesh ku debatohen ceshtje të mëdha globale.

Lutemi shpëtojini këta njerëz që një pjesë jo e vogël janë aq të nënshtruar, aq të bindur, aq të fjetur, saqë ecin në fekale dhe nuk e dinë se kanë të drejtë të jetojnë në dinjitet!

Unë kam besim te ndërhyrja e bashkisë!

Tirana e kam thënë gjithmonë është një halé e madhe por jo për faj të bashkisë si institucion!

Më kanë sharë se kam qenë gjoja pesimist.

Hajdeni pra te rruga Him Kolli që rrëshket mbi “Myslym Shyri”-n dhe do ta shihni dhe nuhateni të vërtetën e m… vetë ju!

Me përulje qytetare!

Artan Fuga

Anëtar i Akademisë të Shkencave

Filozof.

(S.SH/Shuplaka)

 

Etiketa: artan fugabashkia tiranes
Pas

Orinda dhe Turi bëjnë atë që s’e ka bërë njeri më përpara, kërcimi mbi re si nëpër ëndrra (FOTOT/ VIDEO)

Para

Si e përjeton një fëmijë ardhjen në jetë të një motre ose vëllai

Para
Si e përjeton një fëmijë ardhjen në jetë të një motre ose vëllai

Si e përjeton një fëmijë ardhjen në jetë të një motre ose vëllai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 



Të Fundit

‘E mërkura do të jetë dita më e ftohtë, temperaturat zbresin në -10°C’, pakësohen rreshjet në vend

Moti me reshje, Denaj: Në monitorim nivelet e ujërave në rrjetin kullues dhe kanale

Licencimi i klubeve/ FSHF, takime dypalëshe me ekipet e kryeqytetit

Biba: Autoriteti i Konkurrencës, 125 milionë lekë gjoba të ekzekutuara gjatë 2024-ës

Audituesit ligjorë, afat deri më 20 janar për dorëzimin e informacionit pranë bordit

Rama: Ndërtimi i dy unazave të Durrësit, nxitje zhvillimit dhe lehtësim i trafikut

Hoxha: Policia ka aftësinë, integritetin dhe përkushtimin për t’iu përgjigjur sfidave në zgjedhje

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare , aktorja amerikane Leslie Charleson

670 tonë naftë kontrabandë nga Tunizia/ Arrestohen tre persona në Durrës, procedohen pesë të tjerë, sekuestrohet anija

Nga Denar Biba te Florjan Ballhysa dhe Genta Tafa/ Gjykata e Lartë shpall listën e kandidatëve për kreun e Kushtetueses

© Copyright 2024, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2024, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.