Një tërmet i fortë ka tronditur ditën e sotme Kinën Jugperëndimore duke lënë pesë të vdekur dhe 63 të plagosur.
Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:20 të mëngjesit duke prekur një zonë prej 20 kilometrash.
Epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.5 ndodhi pranë një parku të njohur pranë Jiuzhaigou duke shkaktuar panik te banorët.
Ndërkohë parku kishte shumë turistë në atë moment pasi vizitojnë ujëvarat spektakolare dhe formacionet karstike që ndodhen aty.
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post