23:32 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Merr fund pengmarrja në Velipojë, arrestohet autori (EMRAT)

10:53 | 15/08/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Merr fund pengmarrja në Velipojë, arrestohet autori (EMRAT)

Ka marrë fund pengmarrja që ndodhi mbrëmë në Velipojë  ku një person u morr  peng për një borxh të pashlyer prej 4 000 euro.

Policia ka arrestuar sot autorin i cili është Dodë Gjikolaj, ndërsa Pjetër Narka është personi i marrë peng.

Sipas policisë rezulton se mes këtyre dy personave ka pasur një marrëveshje për kthimin e borxhit mbrëmjen e së hënës. Palët janë takuar, por situata shumë shpejt është përshkallëzuar pasi viktima nuk i ka kthyer borxhin.

Në këtë moment, personi që dyshohet si autor i kësaj pengmarrjeje ka nxjerrë armën dhe nën kërcënimin e saj e ka detyruar viktimën të futet në bagazhin e makinës.

Mësohet se ai nuk i është ndaluar postobllokut të policisë mbrëmë, por sot forcat e policisë kanë arritur ta ndalojnë.

DETAJE:

Më datë 14.08.2017, kemi marrë një telefonatë në sallën e komandimit se në Velipojë, shtetasi P. N, me shtetasin Dodë Gjikolaj kanë patur një konflikt. Nga konfirmimet e familjarëve të personit të demtuar mësohet se shtetasi Dodë Gjikolaj për shkak të një borxhi të pa shlyer, në vendin e quajtur Velipojë, Shkodër, ka marrë jashtë deshirës së tij shtetasin P. N, në automjetin tip “Smart” me targa AA 681 BF.

Menjëherë janë vënë në lëvizje forcat Policisë ku në bazë të informacioneve policore dhe në vijim të punës së mirëorganizuar u bë e mundur në orët e para të mëngjesit të bëhet shoqërimi i palëve në konflikt për sqarimin e rrethanave të konfliktit i shtetasve:

Dodë Gjikolaj, 38 vjeç, lindur në Kurbnesh, Mirditë dhe banues në Velipojë, Shkodër, Dhe shtetasit: P. N, 31 vjeç, banues në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe, Vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.  (J.V/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: emratlirohetpengmarrjaVelipoje
Pas

KUSH është 18-vjeçari shqiptar që po lufton për të qëndruar në Britani, cilësohet si një nga kuzhinierët më premtues

Para

Sherr mes pronarit të banesës dhe pushuesve në Ksamil, ndërhyn dhe Policia

Para
Rama ekonomi që në mëngjes, ç’zgjodhi për të uruar shqiptarët (FOTO)

Sherr mes pronarit të banesës dhe pushuesve në Ksamil, ndërhyn dhe Policia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët ruse! Lëshohet alarmi për cunami

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë Euro

Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.