Në tre muajt e parë të 2017-ës, qytetarët e Zharrëzës zhvilluan protesta masive për të kërkuar dëmshpërblim nga qeveria për dëmet e pësuara nga tërmetet e shkaktuara nga një kompani nafte, protestë e cila u përmbyll me një marshim katër ditor nga Zharrëza në Tiranë.
Mirëpo edhe pse Këshilli i Ministrave miratoi një VKM, 6 muaj më vonë ai ende nuk është ekzekutuar. Banorët e zharrëzëz të mbetur pa shtëpi, ende kërkojnë një zgjidhje nga shteti.
Avokati i banorëve të Zharrëzës, Adriatik Lapaj tregon se çështja ka mbetur pezull për shkak se institucionet nuk dakordësohen me njëri-tjetrin.
“Pas vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 1 mars 2017, që shënoi edhe shpërndarjen, fundin e protestës, siç u quajt “epike” e zharrziotëve… U ngritën grupet e punës, të bëra nga përfaqësues të institucioneve të disa niveleve, Emergjencave Civile, të Entit të banesave dhe të bashkisë Patos dhe Roskovec. Këto institucione janë nën varësinë e Ministrisë së Brendshme, të ngarkuara për të bërë shpërblimin e banesave të banesave. Gruoet e punës kanë shkuar në terren, kanë punuar rreth një muaj e gjysëm.
Ne kemi pakënaqësitë tona lidhur me vlerësimin e banesave, por gjithesi procesin në tërësi ata e kanë krhyer.
Tani problemi është në hedhjen e topit nga një institucion në tjetrin, që ndodh këtu. Jemi përpara një vendimi të Këshillit të Ministrave, përpara një kazusi publik. Është një mal me dosje, janë 505 shtëpi, të cilat Enti i Banesave ia kalon Emergjencave Civile, ndërsa Emergjencat Civile thonë se nuk janë bërë në rregull e ia kalon sërish Entit të Banesave.
Institucionet nuk dakordësohen me njëri-tjetrin për dokumenta që ata duhet t’i bënin, imagjinoni sa serioz janë.”, thotë Lapaj në një intervistë të publikuar nga Nisma Thurje.
Avokati shprehet mjaft i shqetësuar për situatën, mbi të gjitha për shkak të nisjes së sezonit të shirave.
“Ky process ka mbetur tek EC. Kujtoj se jemi përpara sezonit të shirave, ne i dhamë kohë shtetit, menduam se ishin edhe zgjedhjet, por djegia e afateve të një VKM nuk është serioze. Imagjinoni çfarë ndodh tani me një vendim të Këshillit Bashkiak të Konispolit. Zgjidhja ligjërisht është dhënë, mbetet të përkthehet.
Problemi ka mbet te Shemsiu dhe po pati ndonjë tërmet nga natyra, te shembja do ngelemi.”, thotë avokati.
Lapaj paralajmëron qeverinë se banorët do të marrin masa, në rast se situate nuk zgjidhet pa nisur sezoni i shirave.
Sezoni i shirave është para, dhe pak fillon. Kështu që të nxitojnë sa nuk është vonë, E para do i drejtohemi Prokurorisë për shpërdorim detyre për këto institucione, e dyta gjykatës për aq hapësirë sa kemi, e treta janë gati 200 veta, marshim prap.”, paralajmëron avokati i çështjes. (D.D/Shuplaka)