10:17 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

FOTO /Kur kanë mbetur më pak se 4 orë nga fillimi i ndeshjes, ,blindohet Strumica! Policia dhe forcat speciale rrethojnë që tani “stadiumin”

17:03 | 05/09/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTO /Kur kanë mbetur më pak se 4 orë nga fillimi i ndeshjes, ,blindohet Strumica! Policia dhe forcat speciale rrethojnë që tani “stadiumin”

Masat e ashprat të sigurisë që kanë ndërmarrë gjatë gjithë kohës që kur kombëtarja jonë ka shkelur territorin maqedonas tani janë zhvendosur tek stadiumi “Mlladost” ku do të luhet sfida mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në orën 20:45.

Kur mbeten pak më shumë se 4 orë para fillimit të ndeshjes, rreth të ashtuquajturit stadium janë pozicionuar shumë policë dhe forca speciale maqedonase.

Stadiumi, pjesë të të cilit janë të hapura në anë të tribunave dhe bën të mundur edhe shikimin e ndeshjes nga rrugët në krahë, tani është  i rrethuar nga barriera metalike, ndërsa në këto rrugë është e ndaluar qarkullimi i makinave.

Policia ka krijuar postblloqe rrotull impiantit, ndërsa vazhdimisht vijnë policë dhe forca të tjera sigurie të cilat i shtohen trupave ekzistuese në terren.

Sipas “panorama Sport” në Strumicë sot do të jetë 10-fishi i forcave të sigurisë në krahasim me ndeshjet normale, edhe pse bëhet fjalë për një “ministadium” dhe një numër shumë të kufizuar tifozësh të pranishëm.

Pavarësisht këtij mobilizimi të përgjithshëm, polica vendase nuk parashikon telashe në takimin e sotëm, sidomos nga tifozeria maqedonase. Në kontaktet me përfaqësues të forcave të policisë lokale, kemi mësuar se ata nuk presin trazira, për shkak se pjesa më e madhe e tifozerisë maqedonase në stadium, do të jetë vendase.

“Numri më i madh i tifozëve është vendas, domethënëse qytetarë të Strumicës dhe krahinës përreth të cilët janë shumë të lumtur që do të zhvillohet kjo ndeshje këtu dhe është absurde të mendosh që do ta prishin atë.

Sa u përket grupeve të organizuara nga qytete të tjera, si Prilepi, etj., janë një numër shumë i vogël dhe kontrollohen me lehtësi nga forcat që janë aktualisht këtu. Nuk mendojmë se do të bëjnë ndonjë gjë të ekzagjeruar, pro edhe nëse tentojnë, jemi të aftë t’i neutralizojmë që në fillim”, u shpreh një përfaqësues i Komisariatit të Policisë së Strumicës, i pyetur nga “Panorama Sport” rreth masave për këtë ndeshje.

(B.H/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2712″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

 

 

Etiketa: blindohet Strumica
Pas

Babai i tij feston 92-vjetorin, si e uron ministri Panariti (FOTO)

Para

Luan Rama publikon DOKUMENTIN: “Farsa e Akademisë” qenka farsë e qeverisë!

Para
Luan Rama publikon DOKUMENTIN: “Farsa e Akademisë” qenka farsë e qeverisë!

Luan Rama publikon DOKUMENTIN: "Farsa e Akademisë" qenka farsë e qeverisë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmet amerikane në Iran/ Vjen reagimi i parë nga BE, Kallas: Palët të tërhiqen, të kthehen në tryezën e negociatave

“Duhet dënuar me forcë sulmi”/ Kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, zbardhet letra që Irani i dërgoi OKB-së

Zjarr i madh në vendgrumbullim të paligjshëm mbeturinash në Lezhë/ Tymi pengon qarkullimin në aksin Milot–Shëngjin

Konflikti SHBA-Iran, reagon e alarmuar OKB: Rrezikon të dalë jashtë kontrollit

Zyrtar i NATO-s: tensionet pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit mund të prekin misionin në Irak

Irani dënon sulmet ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore: “Shkelje e Rëndë e Ligjit Ndërkombëtar”

Sulme ajrore në Izrael: Haifa ndër zonat më të goditura nga raketat Iraniane

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.