Gauri Lankesh, gazetare e njohur në Indi, kjo edhe për shkak të kritikave të saj ndaj politikës nacionaliste hinduse është qëlluar për vdekje në shtetin jugor të Karnataka, thotë policia.
55 vjeçarja, u gjet e vdekur në pragun e shtëpisë së saj në qytetin e Bangalores.
Ajo u qëllua në kokë dhe në gjoks nga persona të armatosur të cilët ishin me motor. Motivi i krimit nuk dihet ende.
Gazetarët indianë po sulmohen gjithnjë e më shumë nga nacionalistët radikale hindu, thonë aktivistët.
Gjatë viteve të fundit, gazetarët që ishin kritik ndaj nacionalistëve hindu janë sharë në media sociale, ndërsa shumë gazetare janë kërcënuar me përdhunim dhe sulme, raporton BBC.
(E.K/SHUPLAKA)