Këngëtarja Soni Malaj ka preferuar të tregohet gjithmonë e rezervuar mbi jetën e saj private. Madje ajo tregohet gjithmonë e kujdesshme për të mos shfaqur portretin e plotë në foto, të së bijës Anna.
Por së fundmi ajo nuk kursyer të tregojë të fejuarin e saj. Me të dashurin e saj të jetës Klevinin Soni ka ndarë një foto teksa ndodhej në ceremoninë e festimit të ditëlindjes së kolegut dhe mikut të saj Sinan Hoxha.
Madje ata shfaqen pranë njëri-tjetrit, Soni e veshur në të zeza dhe i fejuari casual. Prej disa kohësh ai e shoqëron kudo artisten, në festa e evente artistike. (J.V/Shuplaka)