Një efektiv i FNSH-së është arrestuar ditën e sotme pasi dje ka aksidentuar me mjetin e tij një shtetas. Sipas njoftimit të Policisë, efektivi në momentin që ka shkaktuar aksidentin ka qenë nën efektin e alkoolit.
“Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) nëTiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë inspektor Riza Kenga, me detyrë trup shërbimi në Komisariatin e Policisë së Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë”- njofton policia.
Arrestimi i efektivit të Policisë u bë pasi në datën 7 shtator, nën efektin e alkoolit ka aksidentuar rëndë me makinë në fshatin Laknas shtetasin Q.D 65 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak nen kujdesin mjekesor.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
(E.K/SHUPLAKA)