Humbja e papritur ndaj Egnatias në kupë duket se ka zhgënjyer trajnerin e Kukësit, Mladen Milinkoviç, i cili pas ndeshjes deklaroi se lojtarët do të japin llogari.
“Kukësi që luajti përballë Egnatias nuk ishte ai i kampionatit. Menduam t’u japim hapësira lojtarëve të stolit, pasi siç dihet ne na pret një sfidë me Partizanin. Takim të cilin e vlerësojmë maksimalisht sepse vlen shumë në ecurinë tonë. Për humbjen e sotme dhe asaj të mëparshme me Tiranën, lojtarët do të japin llogari te ne”.
Ndërsda trajneri i Egnatias, Vldimir Gjoaj, me të drejtë u shpreh mjaft i kënaqur me fitoren ndaj Kukësit.
“Arritëm një fitore bindëse ndaj Kukësit. Duke bërë një paraqitje të mirë gjatë 90 minutave. Goli na bëri që të jemi më të lirshëm në lojën tonë”, tha ai.
Kukësi humbi ndaj Egnatias me rezultatin e ngushtë 1-0, në një ndeshje që shihej si e lehtë për ekipin verilindor. (B.H/Shuplaka)