Pas sulmeve të diplomatëve amerikane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërheqin pjesën më të madhe të stafit nga ambasada në Kuba.
Ndërkohë më shumë se 20 persona të stafit diplomatik kanë raportuar probleme shëndetësore.
Sipas mediave amerikane, do të tërhiqet 60% e stafit ndërsa do të qëndrojë vetëm personeli i emergjencës.
Po ashtu autoritetet amerikane po paralajmërojnë qytetarët e vet që të mos udhëtojnë drejt Kubës për shkak të disa “sulmeve zanore” që kanë ndodhur në hotele.
Në vitin 2015, SHBA rihapi ambasadën e saj në Kubë pas shumë viteve marrëdhënie të ngrira. Barack Obama ishte presidenti i parë amerikan që vizitoi Kubën që prej vitit 1928. (S.SH/Shuplaka)