01:24 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Gjykata e Lartë shpall moskompetencë për çështjen ndaj Alfred Pezës

11:19 | 03/10/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U largua nga politika, zbulohet çfarë po bën Alfred Peza në bashkëpunim me Henri Çilin

Për pasurinë e Alfred Pezës Gjykata e Lartë  ka shpall moskompetencën për këtë çështjen penale. Ky vendim nga gjykata erdhi për shkak se Peza nuk është më deputet dhe s’ka mandat, ndaj nuk është subjekt i posaçëm dhe do të gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Po kështu  çështja hetimore ndaj tij  do të nisë nga e para.

Kujtojmë që për pasurinë me vlerë 1 milion dollarë ish- deputeti Peza po hetohet në bazë të ligjit antimafia, për të paktën tre vepra penale, “Fshehje e të ardhurave”, “Pastrimi të produkteve të veprës penale” dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”.

HETIMI I PROKURORISE
Gjykata për Krime të Rënda më 18 prill vendosi sekuestro preventive ndaj aksioneve të një banke të nivelit të dytë në vend, të bashkëshortes së deputetit Peza. Vendimi erdhi si pasojë e hetimeve që nisën ndaj deputetit socialist dhe bashkëshortes së tij Mirela Ndini, pas publikimit në media se në mars të vitit 2015 zonja Ndini kishte blerës 1 përqind të aksioneve të bankes me një vlerë prej 113 milion lekë. Sipas prokurorisë, “në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore rezulton se, pavarësisht se aksionet në Bankë janë blerë nga shtetasja Mirela Ndini, vlera financiare është realizuar në bazë të kontributit financiar të të dy bashkëshortëve”.

Publikisht deputeti Peza ka sqaruar më herët se pasuria prej 113 milion lekësh me të cilat bleu aksionet në një bankë private, është vënë nga kursimet. Zoti Peza, u zgjodh deputet, si përfaqësues i Partisë socialiste në zgjedhjet e 2013, pas një karriere të gjatë në median e shkruar dhe televizive, ku ka mbajtur për shumë vite, pozicione drejtuese, për të cilat siç ka deklaruar ai vetë, është shpërblyer me paga mujore shumë të larta, prej disa milion lekësh.

Po sipas prokurorisë, “nga analiza financiare, e kryer gjatë hetimit, është konstatuar se të ardhurat neto familjare të bashkëshortëve Peza-Ndini ndër vite, duke zbritur shpenzimet, është rreth 51 milionë lekë të reja. Ndërsa vlera e aseteve në pronësi të tyre (pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, përfshirë llogaritë bankare) është në vlerën e rreth 135 milionë lekëve të reja. Pra, rezulton se bashkëshortët Peza-Ndini kanë një pasuri prej rreth 84 milionë lekë të reja, të cilën nuk e justifikojnë me burime financiare të njohura”, saktëson prokuroria.

(J.V/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: Alfred Pezaceshtjagjykata e krimeve te renda
Pas

”Kush është ky?! Varja”, Kelvi hakmerret keq ndaj Ermalit. I nxjerr të palarat (VIDEOT)

Para

Aksident në rrugën ‘’Transballkanike” në Vlorë, furgoni përplas motorin (VIDEO NGA VENGJARJA)

Para
Aksident në rrugën ‘’Transballkanike” në Vlorë, furgoni përplas motorin (VIDEO NGA VENGJARJA)

Aksident në rrugën ‘’Transballkanike” në Vlorë, furgoni përplas motorin (VIDEO NGA VENGJARJA)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.