Avokatja e njohur e shoqërisë civile dhe një nga qëndrestaret për ndalimin e projektit ‘’Veliera” në Durrës, Mirela Cela Jorgo , i ka shkruar publikisht sot Ramës një koment mjaft pikant.
Ndërsa si zakonisht Rama ishte duke uruar ‘’mirëmëngjesin” e tij me foto të ndryshme, sot kishte zgjedhur imazhe të ikonës “Fjetja e Shën Marisë” para dhe pas restaurimit.
Ndërsa aktivistja ja kthen që fillimisht duhet që të restaurojë Butrintin dhe most a ktrhejë në një qendër sufllaqerie.
“Restauroni Butrintin dhe mos e shkaterroni me qendra sufllaqerie. U shkaterruan te gjirha. Durresi, Gryka e Kelcyres, Butrint , 7 Liqenet e Lures, By Pass et e famshme per Qafen e Pazarit ne Gjirokaster apo dhe ate te Korces.
Cfare i ka mbetur akoma Shqiperise pa e betonizuar? Harruat me qindra ha pyje te djegura ne vere. Kjo eshte Shqiperia me e mire? Keqaardhje per cfare po u leme femijeve. Nuk shikoni me qindra shqiptare kerkojne largimin?”, shkruan ajo në koment.
Edhe pse ende nuk ka një përgjigje nga ana e Ramës, mesazhi duhet të jetë marrë. Prej disa ditësh në Butrint po kryhen punime larg vëmendjes së kamerave, ndërsa flitet se brenda zonës së mbrojtur do të ndërtohet një ambjent biznesi bar-kafe.
(E.K/SHUPLAKA)