Një shtetas gjerman i cili kishte ardhur për pushime me familjen e tij në Sarandë është përballur me një situatë aspak të këndshme, kur e ka gjetur veten pre të hajdutëve.
Sipas policisë turisti me inicialet A.H., 50 vjec banues në Gjermani më datën 06.10.2017, në Ksamil, në një kamping, i kanë vjedhur çantën, ku kishte tre pashaporta, 400 Euro dhe nje telefon “IPHONE 6” .
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/1 i Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)