Një automjet i një punonjësi të policisë tip benz ka marrë flakë në Vlorë.
Ende nuk dihen shkaqet nëse kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale apo zjarrëvënie të qëllimshme. Po punohet për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
DETAJET E POLICISË:
Më datë 09.10.2017 rreth orës 02:50, Salla Operative Vlorë është njoftuar prej shtetasit Dh.N., (Punonjës Policie me funksion ndihmës/specialist zone në Komisariatin e Policisë Vlorë), se automjeti i tij tip Benz, i parkuar përpara shesh/pushimit të pallatit ishte përfshirë nga flakët.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor si edhe shërbimi zjarrëfikës, ku këta të fundit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së flakëve të zjarrit në automjet. (B.H/Shuplaka)