14:06 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Rikthimi i Ben Blushit dhe VIDEO që nuk u transmetua kurrë

09:39 | 09/10/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rikthimi i Ben Blushit dhe VIDEO që nuk u transmetua kurrë

Ish-deputeti Ben Blushi  është rikthyer më së fundmi në mediat shqiptare, por jo me një fjalim të mbajtur ditët e fundit.

Ish-deputeti, njëkohësisht edhe kreu i LIBRA-s ka mbajtur një fjalim domethënës në Kosovë, në mars të 2017-ës, para zgjedhjeve, para se të krijonte partinë e tij. Kjo video dhe ky fjalim deri më sot  nuk është transmetuar në mediat shqiptare edhe pse kanë kaluar 7 muaj.

Intelektuali Ben Blushi mbajti një fjalim në Kosovë lidhur me mënyrën sesi shqiptarët, kudo që ndodhen, të konceptojnë një të ardhme të bazuar mbi zhvillimin e qëndrueshëm. Ky fjalim u mbajt në forumin e TedxAUK (i Universitetit Amerikan të Kosovës), i cili është pjesë e forumit të mirënjohur Tedx.

Çfarë tha Blushi në Kosovë?

“Besoj se secili prej nesh, secili prej jush lëviz midis pamundësisë për të ndryshuar të sotmen dhe mundësisë për të imagjinuar të nesërmen. Dhe ky është thelbi i qenies sonë. Ne mendojmë sot, për të jetuar nesër. Ne dyshojmë sot, për të siguruar nesër. Ne përpiqemi sot, për të fituar nesër. Ne duhet të guxojmë sot, për të ndryshuar nesër. Dhe për ta mbyllur me veten time dua t’i kthej përgjigje dilemës që parashtrova: Kur kam pasur unë mundësi të ndryshoj kahjen time? Vetëm ditën që kuptova se kam fuqi për të imagjinuar. Prandaj ju them të gjithëve, që e vetmja mundësi për të ndryshuar kahjen, është të imagjinoni të nesërmen. Kushdo që fiton aftësinë për të imagjinuar, apo për të ëndërruar, i bën shoqërisë sonë shërbimin më të madh që mund t’i bëjë! Se duke ëndërruar, çfarë ke bërë? Ke eliminuar një pesimist. Dhe kjo është ajo që unë bëj përditë. Përpiqem çdo ditë të jem një pesimist më pak!”, theksoi ndër të tjera Blushi gjatë fjalimit të tij të quajtur “Perceptimi i së ardhmes”. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: Ben Blushifjalimikosovevideo
Pas

Vlorë, merr flakë automjeti i punonjësit të policisë, nuk dihen shkaqet

Para

Anullohet tenderi prej nga 1 miliard e 200 milion lekësh nga Xhafaj, 11 mijë policë mbeten pa uniforma të reja

Para
Asgjësimi i kanabisit, ministri i Brendshëm Xhafaj letër kryeprokurorit Llalla: Deklarata juaj cënon frymën pozitive të besimit

Anullohet tenderi prej nga 1 miliard e 200 milion lekësh nga Xhafaj, 11 mijë policë mbeten pa uniforma të reja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kurbin / Kapet dhe arrestohet i riu me rrezikshmëri të lartë, i kërkuar për armëmbajtje dhe përgatitje për vrasje

Berisha publikon prova për manipulimin e votës së diasporës: Firmat në zarfe janë vetëm disa viza

Presidenti Begaj përkujton gjenocidin e Srebrenicës: 30 vite nga masakra më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore

Berisha: Raporti i Komisionit Evropian është një nekrologji e shtetit ligjor .Sistemi i drejtësisë është kthyer në korporata të kapura

Nga vrasja në tentativë tek grupi i strukturuar kriminal/ I dënuar për 3 vepra penale, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e Paris Prengës

Berisha: Raporti i Komisionit Evropian gropos shtetin ligjor, Rama përhap dezinformime me zyrat e klonuara të shtypit

“Burg dhe gjoba të mëdha për shtesat pa leje”, Rama paralajmëron ndërtuesit

Trafik droge nga Amerika Latine/ SPAK aksion në Shkodër, 13 urdhër arreste, të përfshirë edhe policë

Operacioni “Ura”, Apeli i GJKKO shtrëngon masën për avokatin e arrestuar

“Si mund të merren në Kadastër njerëz që s’janë të profesionit?!”, Rama kritikon kryebashkiakun e Vlorës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.