04:32 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pensionet, fshati braktis skemën, numri i kontribuuesve u tkurr me 40%

08:58 | 08/11/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pensionet, fshati braktis skemën, numri i kontribuuesve u tkurr me 40%

TE MOSHUARIT NE RRADHE PER PENSIONET - Pensioniste, duke mbajtur rradhe per te terhequr parate e tyre ne sportelet e nje nga pikave te shperndarjes se pensioneve. Prej disa ditesh Posta Shqiptare eshte duke aplikuar nje nje procedure te re te sherbimit te pageses se pensioneve.

Në vitin 2016 ecuria në skemën  e pensioneve u karakterizua nga një seri zhvillimesh të rëndësishme ku mes të tjerave një tkurrje me 40% e kontribuuesve të fshatit. Referuar raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për zbatimin e buxhetit faktik rezulton se kontribuues nga fshati vitin e kaluar ishin 53,168 duke shënuar rënie në raport me 2015.

“Rezultati financiar i degës së pensionit të fshatit, vazhdon të mbetet problematik për shkak të numrit të vogël të siguruarve në bujqësi dhe nivelit të ulët të pagës minimale. Kështu, deficiti i financiar i degës së pensioneve të fshatit ka rezultuar 11,593.2 milion lekë, nga 10,716.3 milion lekë që ishte një vit më parë, ose 8.2% më shumë se një vit të pare” thuhet në raportin e KLSH.

Kjo situatë ka përkeqësuar edhe raportin e mbulimit ku të ardhurat nga dega e pensionit të fshatit mbulojnë vetëm 22% të shpenzimeve të kësaj dege, në krahasim me 28% një vit më parë.

Situata paraqitet më mirë në qytet ku kemi një rritje të mbulimit. Në fund të vitit 2016 të ardhurat nga dega e pensionit të qytetit mbulojnë 80.7% të shpenzimeve të kësaj dege, në krahasim me 77.7% një vit më parë.

Në total e gjithë skema duket se ka një ulje të deficitit i cili ka ardhur si efekt i rritjes së të ardhurave me 10.4 për qind dhe uljes së shpenzimeve me 6.3 për qind në raport me një vit më parë.

Efekt pozitiv duket se ka dhënë rritja gaduale e moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj çdo vit. Në vitin 2016 efekti i kësaj mase llogaritet në 400 milionë lekë.

Stoku i borxhit në skemë

Bizneset private por edhe entet shtetërore duket se vijojnë të akumulojnë borxhe në skemën e pensioneve. Kontrolli i Lartë i Shtetit nënvizon se numri i bizneseve të mëdha debitorë u rrit me 11,634 subjekte në shumën 3,1 miliardë lekë kurse vlera totale e borxhit të këtyre subjekteve në fund të vitit 2016 është 9,4 miliardë lekë.

“Me rritje dhe në mënyrë shqetësuese mbetet trendi i subjekteve me borxh dhe në sektorin publik ku rritjen më të madhe e ka sektori buxhetor me 608 subjekte në shumën 406,522 mijë lekë. Vlera totale e borxhit të subjekteve publike në fund të vitit 2016 është 2,1 miliardë lekë” nënvizon KLSH./monitor

TE MOSHUARIT NE RRADHE PER PENSIONET – Pensioniste, duke mbajtur rradhe per te terhequr parate e tyre ne sportelet e nje nga pikave te shperndarjes se pensioneve. Prej disa ditesh Posta Shqiptare eshte duke aplikuar nje nje procedure te re te sherbimit te pageses se pensioneve.
Etiketa: pensionetskema
Pas

Ndarja nga jeta e Trebeshinës, Rama: Shqiptar kokëfortë si pakkush, ndjesë

Para

DETAJE të reja nga shpërthimi në Kurbin, kush është pronari i godinës

Para
DETAJE të reja nga shpërthimi në Kurbin, kush është pronari i godinës

DETAJE të reja nga shpërthimi në Kurbin, kush është pronari i godinës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët ruse! Lëshohet alarmi për cunami

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë Euro

Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.